Lakersat triumfojnë pas 10 minutave shtesë ndaj Bucks, Golden State mposhti Miamin

27 mars 2024 | 12:24

Katër ndeshje të luajtura në NBA dhe katër fitore të skuadrave udhëtuese. Lakersat mposhtën me rezultat 128-124 Milwaukee pas dy kohëve shtesë. Një ndeshje spektakolare nga të dyja ekipet, me Lakersat që korrën suksesin e katërt radhazi.

Edhe pse pa LeBron James, ekipi kalifornian bëri një paraqitje të mirë, ku u dallua Davis me 34 pikë e 23 rebound, mbështetur nga Russell dhe Reaves, me nga 29 pikë secili. Antetokounmpo realizoi një “triple double” për Bucks (29 pikë 21 rebound, 11 asistime), por që s’mjaftuan. Befason Golden State, që mundi me rezultat 113-92 Miamin në shtëpinë e këtij të fundit. Klay Thompson protagonist për Warriors, autor i 28 pikëve, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Adebayo për

ekipin nga Florida. Skuadra e Dallasit, falë 28 pikëve të Donqiq dhe 24 të Irving, mundi me rezultat 132-96 Sacramenton, duke qëndruar në zonën “play-off”. Oklahoma ngjitet në vendin e dytë në Perëndim pas fitores me rezultat 119-112 ndaj New Orleans, sfidë ku u dallua Williams me 26 pikë.

Rezultatet

Miami – Golden State               92-113
Milwaukee – Lakers                 124-128
New Orleans – Oklahoma        112-119
Sacramento – Dallas                 96-132

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja për Kosovën, Viola von Crmaon, ka shpërndarë në profilin…