Lakersat triumfojnë pas kohës shtesë, Denveri dhe Toronto bëjnë detyrën

18 janar 2019 | 11:55

Pas një loje spektakolare dhe 5 minutave shtesë, skuadra e LA Lakers fitoi 138-128 ndaj Oklahomës në fushën e kësaj të fundit. Një takim që dhuroi shumë emocione, me Lakers që triumfuan edhe pse në fushën e një ekipi pretendent për titull dhe pa LeBron James. George me 27 pikë e Westbrook me 26 pikë e 13 asistime ishin më të mirët për skuadrën e Thunder, por të pamjaftueshëm për të evituar humbjen.

Në kahun tjetër, Kuzma me 32 pikë e Subaq me 26 pikë e 12 rebound u dalluan në parket për Lakers, ndërkohë që 61 pikë për kalifornianët u dalluan nga lojtarët e stolit, raporton “Telesport”. Rikthehet te fitorja skuadra e Toronto, që mundi 111-109 Phoenix, sfidë që u bë tejet dramatike në fund. Ibaka realizoi 22 pikë, duke qenë shënuesi më i mirë për kanadezët, ndërsa 30 pikët e Booker për miqtë mbetën për statistikë.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Philadelphia mposhti me lehtësi 120-96 Indiana në fushën e këtij të fundit, sfidë e dominuar nga miqtë. Butler e mbylli me 27 pikë, mbështetur edhe nga Embiid me 22 pikë e 13 asistime. Charlotte, falë 23 pikëve të Walker, mundi 114-95 Sacramento, sukses i merituar për Bobcats, ndërsa Denver konsolidon vendin e dytë në Perëndim pas fitores 135-105 ndaj Chicago (Murray 25 pikë).

Rezultatet

Charlotte – Sacramento 114-95
Indiana – Philadelphia    96-120
Toronto – Phoenix          111-109
Denver – Chicago           135-105
Oklahoma – Lakers        128-138

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim…