Lakersat turpërohen edhe nga Portlandi, Miami ndal hovin e Utah Jazz

07 nëntor 2021 | 14:53

Vijon të zhgënjejë në kampionat ekipi i Lakersat, që u mund sot 105-90 nga Portlandi, humbja e pestë në kampionat, duke zbritur në vendin e 10-të në Perëndim. Mungesa e James u ndje, ndërkohë që Davis luajti vetëm 7 minuta, për shkak të një problem në stomak.

Lillard me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për Portland, lider në parket. Befason Miami, që mundi 118-115 Utah Jazz, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Konferencat përkatëse.

Mitchell realizoi 37 pikë për Jazz, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Miami u dalluan Herro me 29 pikë e Butler me 27. Fiton edhe Dallas, që mundi 107-104 Boston, me Doncic që realizoi 33 pikë.

Rezultatet

Denver – Houston            95-94
Miami – Utah Jazz             118-115
Chicago – Philadelphia    104-114
Dallas – Boston                  107-104
Phoenix -Atlanta              121-117
Portland – Lakers              105-90

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së mblidhet sot për të diskutuar…