Lakersat u rikthehen fitoreve

31 janar 2021 | 14:28

Los Angeles Lakersi është rikthyer te fitorja në NBA pas dy humbjeve të njëpasnjëshme.

Kampioni në fuqi i NBA-së ka marrë fitore në “TD Garden” përballë rivalëve të tyre më të mëdhenj, Boston Celtics. Pas 48 minutave të zjarrta, në fund lakersat triumfuan me një pikë diferencë, 95:96. Anthony Davis ishte fantastik në këtë takim me 27 pikë, 14 kërcime e dy asistime.

Ndërkohë basketbollisti më i mirë në NBA, LeBron James, shtoi 21 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime. Me pikë dyshifrore tek skuadra fituese e mbyllën ndeshjen edhe Montrezl Harell (16), Dennis Schroder (12) dhe Kyle Kuzma me 11 pikë. Tek vendasit Jayson Tatum me 30 pikë dhe Jaylen Brown me 28 të tjera ishin më efikasit, por që nuk i mjaftuan për fitore.

Pavarësisht prej fitores ndaj Celticsit, Lakersi mbetet në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit me 15 fitore e gjashtë disfata, kurse Bostoni është në vendin e pestë në Lindje me 10 fitore e tetë humbje.

Rezultatet

Charlotte Hornets – Milwaukee Bucks        126-114
Chicago Bulls – Portland Trail Blazers       122-123
Miami Heat – Sacramento Kings                 105-104
New Orleans Pelicans – Houston Rockets   112-126

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Petrit Hajdari, ka…