Lakersat u rikthen fitoreve, Deneveri vazhdon dominimin në Perëndim

16 shkurt 2023 | 11:47

Denveri gjithnjë i vetëm në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores me rezultat 118-109 ndaj rivalëve të Dallasit. Kolektiviteti i Denverit bëri diferencën, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë.

Green me 24 pikë e Porter me 22 ishin shënuesit më të mirë, ndërsa Nikola Jokiq realizoi një “triple double”, me 14 pikë, 13 rebound e 10 asistim. Për Dallasin u dallua Luka Donqiq me 37 pikë, por që mbetën për statistikë. Në Lindje, kryeson skuadra e Bostonit, që rikthehet te fitorja, duke mundur me rezultat 127-109 Detroitin. Tatum me 38 pikë e Brogdon me 25 bënë diferencën në fushë për Celtics.

Pas tri humbjesh fiton edhe ekipi i Lakersave, që mundi me rezultat 120-102 New Orleans. Për kalifornianët u dalluan Davis me 28 pikë si dhe Russell e LeBron James me nga 21 pikë secili.

Fiton edhe ekipi i Brooklyni, që mundi me rezultat 116-105 Miamin, dy ekipe që luajnë për një vend në “play-off”. Mikal Bridges ishte lider në fushë për Nets, duke realizuar 45 pikë. Nuk zhgënjen Philadelphia, që mundi me rezultat 118-112 Clevelandin. Joel Embiid realizoi 29 pikë e 14 rebound, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Mitchell për miqtë. Memphisi, falë 50 pikëve të dyshes Jackson-Bane, mundi 117-111 Utah Jazz.

Rezultatet

Charlotte – San Antonio           120-110
Indiana – Chicago                      117-113
Atlanta – New York                   101-122
Boston – Detroit                        127-109
Brooklyn – Miami                     116-105

Philadelphia – Cleveland         118-112
Memphis – Utah Jazz               117-111
Oklahoma – Houston               133-96
Denver – Dallas                         118-109
Lakers – New Orleans              120-102

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë me dije…