Lakersat zhgënjejnë, ‘fluturojnë’ Chicago dhe Miami

16 nëntor 2021 | 12:54

Washingtoni, Chicago e Brooklyni janë në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes në NBA.

Një fitore të rëndësishme korri Washington, që mundi me rezultat 105-100 New Orleans, ndeshje ku u dallua Dinwiddie me 27 pikë. Jashtë fushe fiton ekipi i Chicago Bulls, që mposhti Lakersat me rezultat 121-103. Takim i dominuar nga miqtë, ku u dallua DeRozan me 38 pikë, mbështetur edhe nga Ball me 27 pikë e LaVine me 26 pikë.

Skuadra e Dallasit, falë 29 pikëve e 11 rebound të Porzingis, fitoi me rezultat 111-101 ndaj Denverit, ndërsa Miami triumfoi 103-90 në shtëpinë e Oklahoma (Herro 26 pikë). Triumfon pa probleme edhe Boston, që mundi 98-92 Cleveland (Tatum 23 pikë).

Rezultatet

Cleveland – Boston                   92-98
Detroit – Sacramento               107-129
Washington – New Orleans    105-100
Atlanta – Orlando                      129-111
New York – Indiana                  92-84
Dallas – Denver                         111-101
Memphis – Houston                 136-102
Minnesota – Phoenix               96-99
Oklahoma – Miami                   90-103
Portland – Toronto                   118-113
Lakers – Chicago                       103-121

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, ka deklaruar se në…