Lakersave nuk u mjafton LeBron, mposhten nga Phoenixi

03 mars 2021 | 12:50

26-vjeçari serb Nikola Jokiq rezultoi protagonist absolut në fitoren e Denver Naggets në parketin e Milwaukee Bucks 97-128. “Triple-double” për “yllin” e skuadrës nga Colorado, e nënta që nga nisja e sezonit, e 50-ta në karrierë. Ndeshje e jashtëzakonshme për Jokiq, që ishte më i miri mbi parket me plot 37 pikë, 11 asistim e 10 “rebound”.

Një përballje që nuk u vu kurrë në diskutim nga Nuggets, me Bucks gjithmonë në ndjekje të rivalit, por pa mundur ta arrinin atë. Jokiq fitoi duelin e “yjeve” ndaj Giannis Antetokounmpos, 27 pikët e të cilit ishin shumë pak për të shmangur humbjen se skuadrës që është e treta në Konferencën e Lindjes.

Phoenix Suns iu imponuan 114-104 Los Angeles Lakers, duke i parakaluar kalifornianët në renditje në Konferencën e Perëndimit. Bëhet fjalë për suksesin e tetë në 10 sfidat e fundit për skuadrës nga Arizona, që po rezulton surpriza e këtij sezoni. Konfirmohet periudha negative e Lakersave, të cilëve nuk u mjaftuan 38 pikët e “mbretit” LeBron James. Më i miri për Suns rezultoi Sariq me 21 pikë.

Bien Lakers e të njëjtën gjë bëjnë edhe Clippers. Në mungesë të Kawhi Leonard, skuadra tjetër kaliforniane u mposht 117-112 nga Boston Celtics, për të cilët ishte suksesi i tretë radhazi. Kemba Walker la shenjën e tij me 24 pikë, duke qenë lideri i skuadrës së Bostonit, që duket se e ka kaluar krizën e muajve të fundit. Përballja u vendos në periodën e fundit, me Clippers që u dorëzuan edhe pse kishin shënuesin më të mirë të sfidës, Paul George, që realizoi në total 32 pikë. /SS/

Rezultatet

Washington Wizards – Memphis Grizzlies 111-125
Boston Celtics – Los Angeles Clippers         117-112
Miami Heat – Atlanta Hawks                        80-94
San Antonio Spurs – New York Knicks       119-93
Milwaukee Bucks – Denver Nuggets            97-128
Los Angeles Lakers – Phoenix Suns             104-114

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, ka…