![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/10/C0AB1247-170A-4BD8-991E-08FD3895607E.jpeg)
Lakersi fiton ndaj Miamit, në finalen e parë të NBA-së
01 tetor 2020
| 10:21
Los Angeles Lakersi e ka nisur për mrekulli serinë e finaleve të NBA-së.
Lakersi ka mposhtur Miami Heatin me rezultat 116-98 në ndeshjen e parë finale të ligës më të fortë në botë.
Ata ishin më të mirë në tre çerekët e parë, derisa Miami u rikthye në të fundit, por nuk arriti të ndryshonte diçka pasi distanca me pikë ishte e konsiderueshme.
M ë i miri në parket ishte Anthony Davies me 34 pikë, nëntë Reboundi dhe pesë asistime, shkruan Indeksonline.
Në fitoren e Lakersit ndihmoi edhe Lebron Jamesi me 25 pikë, 13 rebound dhe nëntë asistime.
Te Miami më i miri ishte Butleri me 23 pikë, dy rebound dhe pesë asistime.