LAKIMI I EMRIT TË SAJ

21 prill 2020 | 21:28

Petrit Ruka

*
Një vajzë të Shkodrës desha dikur
së largu e desha, nga frika,…
dhe fjalën “të dua”, të rëndë si gur
Mbi shpinë e mora dhe ika.

Në fshatrat malor, plasur prej mallit
mësues i zbehtë, binjak me trishtimin,
me emrin e saj në dërrasën e zezë
u mësoja nxënësve lakimin.

Dyzet gojë njëherësh me emrin e dashur
emërore Ajo,… i, e Asaj gjinore,
veç lotët në grykë nuk di si i lidhja
kur arrinin në kor tek rasa thirrore…

Ku është tani vallë përgjumësh si Buna,
Gjynah të vdes pa ditur sa e doja,
Veç në ia tha këto në gjumë ndonjë ëndërr
nga ato mijëra ëndrra që i postoja…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka…