Lakorja e infeksionit me Covid-19 në Gjilan, po bie
Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, është mbajtur të hënën takimi i Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, ku është bërë vlerësimi i përgjithshëm.
Nënkryetari Ismajli ka thënë se ndihet mirë që lakorja e infeksionit me Covid-19 në Gjilan po bie fal përkushtimit institucional dhe lojatitetit qytetar.
Në këtë takim ka dalë apeli i përbashkët për qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve, përfshirë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienën personale.
Pasqyra e përgjithshme e përballjes së komunës së Gjilanit me pandeminë është kjo: 975 të infektuar në total, 860 të shëruar, 71 raste aktive, 18 të hospitalizuar dhe 44 të vdekur.
(Q.R / Epoka e re)