Lala zbulon të ardhmen e Rashicës
21 shkurt 2021
| 13:53
Menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala, ka thënë se ylli i Kosovës pritet të largohet nga Werder Bremeni në fund të stinorit.
“Për fat të keq ka pasur dy lëndime, një në fillim të stinorit dhe një para se të përfundonte faza e parë dhe ai tashmë është rikthyer në formën e tij më të mirë. Në lojën e fundit ishte lojtari më i mirë. Shpresoj që të vazhdojë me këto hapa. Unë mendoj se në fund të këtij stinori me shumë gjasa do të ndryshojë skuadër”, ka thënë Lala për “KosovaPress”.
Lala nuk ka dashur të përmend emrat e skuadrave të interesuara për yllin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.