
Lamar ndan puthje me të dashurën në publik
18 gusht 2019
| 12:33
Lamar Odom e tejkaloi krizën e quajtur “Khloe Kardashian”. Basketbollisti amerikan është fotografuar teksa puthej me të dashurën e tij të re, Sabrina Parr, teksa po prisnin në aeroportin e Los Angjelosit. Ish-ylli i NBA-s dhe dashuria e tij e re janë nisur diku së bashku. Ajo me dashuri e mbante dorën në fytyrën e tij teksa prisnin për t’u thirrur. Së fundmi Lamar u është drejtuar rrjeteve sociale për ta mbrojtur lidhjen e tij të re ndaj botës meqë komentuesit po e sulmonin.