Lamborghini 50 vjeçar shitet për shumën e çmendur…1.5 milion dollarë (Fotot)
30 tetor 2019
| 12:21
Lamborghini Miura e vitit 1969 është shitur me një shifër rekord prej 1.5 milion dollarësh në një ankand në Londër.
Makina në fjalë, një P400 S, ishte ruajtur në një hambar në pyllin e Zi, në Gjermaninë jug-perëndimore, për katër vitet e fundit dhe në këtë periudhë të gjatë kohore ka grumbulluar një sasi pluhuri të dukshme.
Por ajo që qëndron në brendësinë e saj nuk është prekur aspak nga koha dhe është plotësisht e pa dëmtuar.
E përshkruar si një shembull i ‘kapsulës kohore’ të Lambo-it legjendar, ajo është ruajtur në gjendje të mrekullueshme dhe që më së miri mund të mburret me bojërat, zbukurimet dhe pjesët mekanike që u krijuan në fabrikë rreth 50 vjet më parë.