Lamçja largohet nga Drita
25 dhjetor 2018
| 13:54
Eri Lamçja nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Dritës në sezonin pranveror, pasi skuadra kampione e Kosovës ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me sulmuesin nga Shqipëria.
“Është arritur marrëveshja për shkëputjen e bashkëpunimit në mes të sulmuesit nga Shqipëria, Eri Lamçja dhe klubit tonë. Lamçja nuk arriti që të ambientohet sa duhet me klubin dhe me marrëveshje të dyanshme janë ndarë rrugët. FC Drita e falënderon Erin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron suksese në karrierë”, thuhet në njoftimin e Dritës.
/Epoka e re/