Kudusi Lama: UÇK-ja kishte 60 mijë ushtarë
Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kanë ndihmuar edhe shumë shqiptarë të Shqipërisë.
Njëri nga ta është edhe gjenerali i ushtrisë së Shqipërisë për qarkun e veriut, në vitin 1999, Kudusi Lama.
Ushtaraku nga Shqipëria ka folur për “Frontal” në “T7” për debatin e këtyre ditëve për listat e fryra të UÇK-së.
Me gjetjet e prokurorit special të dorëhequr, Elez Blakaj se nga 176 veteranë sa mendohej se ishin fillimisht, nga Shqipëria numri ka përfunduar në 3000 veteranë nuk është pajtuar gjenerali Lama.
“Nuk flas me numra unë me shifra. UÇK-ja nuk ka pas brigada të Shqipërisë dhe të Kosovës, por ka pas një ushtri dhe është inkuadruar në zonat që i njeh gjithë bota, dhe nuk ka pas struktura të komanduara nga Spirroja dhe Kudisia, por ka pas një hierarki”, ka potencuar Lama.
Megjithatë Lama, ka një mendim për numrin e përgjithshëm të pjesëtarëve të UÇK-së.
“Unë kam deklaruar pa e ditur e çfarë ligjesh do të bahen në Kosovë, edhe pa e ditur se cfarë përfitimshmes do të bahen dhe pa e ditur se çfarë polemikash do të bëhen. Unë në vitin 2005 kam botuar një libër dhe aty kam deklaruar që UÇK-ja ka pasur 60 mijë luftëtarë dhe vazhdoj të qëndroj në këtë shifër dhe nuk më intereson se çfarë thonë dhe bën të tjerët që mund të kenë dëgjuar për luftën”, ka thënë Lama.
Ushtaraku Kudusi Lama ka një shpjegim pse është numri kaq i madh i veteranëve të UÇK-së.
“Me datën 9 qershor të 99 fronti i Kosharës kishte mbi 2000 luftëtar, Dukagjini 8000, pashtriku mbi 2400 luftëtar, këto bajnë 13 mijë pa merrni zonat tjera. Ndoshta është thjeshtë kaçamaku i atyre që nuk patën fatin të bëhen pjesë e luftës”, u shpreh Lama.
Kudusi Lama që ishte pjesë e luftës së UÇK-së, ndjehet mirë për statusin që e gëzon si veteranë.