Lamine Yamal, futbollisti më i kërkuar në Google në vitin 2024

12 dhjetor 2024 | 10:59

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal ishte futbollisti më e kërkuar në Google në vitin 2024, ka konfirmuar platforma e njohur e kërkimeve.

17-vjeçari i jashtëzakonshëm kërkohej në Google shumë më shpesh sesa emra të mëdhenj si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo apo edhe fituesi i Topit të Artë, Rodri.

Vetëm Imane Khelif dhe Mike Tyson, ishin dy sportistët që u kërkuan më shumë në Google sesa Yamal.

Yamal pati një vit 2024 të paharrueshëm në të cilën ai ishte në gjendje të depërtonte dhe të bëhej lojtar kryesor për Barcelonën dhe Spanjën.

Sensacioni spanjoll ishte një nga lojtarët më të mirë në Euro 2024, duke ndihmuar Spanjën të fitonte titullin duke pasur pesë kontribute gola (një gol dhe katër asistime).

Ai gjithashtu ka performuar në një nivel shumë të lartë për Barcelonën, madje ka fituar çmimet ‘Golden Boy’ dhe ‘Kopa Trophy’ për vitin 2024.

Yamal po vazhdon edhe në këtë fillim sezoni të tregohet lojtari kryesor i Barcelonës, me 6 gola dhe 12 asistime në 20 ndeshje në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka pranuar të deklarohet…