Lamine Yamal, magjistar i futbollit
Një prej mbretërve të krahut të Spanjës, 17-vjeçari Lamine Yamal u bë yll global i futbollit, pasi formoi një pjesë të sulmit më shpërthyes të Kampionatit të sivjetmë Evropian të Futbollit, Euro 2024.
Ai dhe anësori tjetër adoleshent, Nico Williams, u lëvduan si magjistarët sulmues që shtynë përpara triumfin e katërt rekord të Spanjës në Evropian.
Yamal, me fytyrë fëmijërore dhe proteza në dhëmbë, është produkt i ekipit të të rinjve të FC Barcelonës, dhe aktualisht është një prej talenteve më të mëdha të klubit të njohur.
Gjatë kampionatit Euro 2024, si 16-vjeçar ai u bë golashënuesi më i ri në historinë e garës, ndërsa festoi ditëlindjen e 17-të një ditë para finales.
“Pamë një gjeni, bëmat e një gjeniu”, tha trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, teksa fliste për lojtarin e tij gjatë turneut.
Yamal u shpall lojtari më i mirë i ri i kampionatit.