Lampard: Shkarkimi nuk me shqetëson
Chelsea është duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve, kurse trajneri Frank Lampard nuk është i shqetësuar se mund të shkarkohet nga detyrua e trajnerit.
Chelsea të dielën në “Stamford Bridge” pësoi humbje 1-3 nga Manchester City.
“Nuk jam i shqetësuar për këtë. Kam pritur se do të kemi periudha të vështira këtë vit. E thashë këtë kur fituam kundër Leeds kur të gjithë na vlerësonin si kandidat për titull. Nuk ka rëndësi se a jam nën presion apo jo. Sepse para një muaji të gjithë më pyesnin se kur do ta nënshkruaja zgjatjen e kontratës dhe tani njerëzit po flasin për shkarkimin menjëherë, në një periudhë të vështirë ne i humbëm katër ndeshje. Presioni mbetet i vazhdueshëm në një punë si kjo dhe unë kam qenë i vetëdijshëm për këtë”, ka thënë Lampard.