Lampard: S’jam i shqetësuar për problemet me lëndime të Ziyechut

07 dhjetor 2020 | 23:34

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard ka thënë se nuk është i shqetësuar për lëndimet e sulmuesit Hakim Ziyech.

Maroku pësoi lëndimin e dytë këtë sezon në ndeshjen e kaluar ndaj Leeds Unitedit, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, tekniku anglez ka theksuar se Ziyech është stërvitur shumë, andaj nuk është i shqetësuar për lëndimet e tij.

 

“Ai erdhi në fundin e sezonit dhe u stërvit shumë. Shpresoj që është lëndim i lehtë. Nuk është për t’u shqetësuar”.

“Ai ka treguar sa lojtar i rëndësishëm është. Do rikthehet pas disa jave”, deklaroi ai.

Ziyech këtë edicion ka bërë shtatë paraqitje në Premierligë duke shënuar një gol dhe dhuruar tri asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Jashtme e Kinës njoftoi se e kanë mirëpritur…