Lampardi do të emërohet trajner i Evertonit
Frank Lampard ka finalizuar një marrëveshje 2.5-vjeçare për t’u bërë trajneri i ri i Evertonit. Tashmë ai do të përzgjedhë stafin e tij në prapavijë ndërsa do të punojë për të nënshkruar kontrata të reja.
43-vjeçari zëvendëson Rafael Benitezin, i cili u largua nga klubi në fillim të këtij muaji, pas një fitoreje në 13 ndeshje.
Lampardit iu ofrua puna, pasi hierarkia e Evertonit kreu një raund të fundit intervistash të premten. Intervistat përfshinin Lampardin, trajnerin portugez Vitor Pereira dhe menaxherin aktual të detyrës Duncan Ferguson. Një njoftim zyrtar për Lampardin pritet të bëhet sot nga Evertoni.
Lampardi është afër nënshkrimit tij të pare, pasi Evertoni ra dakord edhe për një marrëveshje për të nënshkruar me mesfushorin e United, Donny van de Beek.