Lampardi e dëshiron Brojën

26 maj 2022 | 15:54

Trajneri Frank Lampard, pasi siguroi qëndrimin në Premier Ligë në krye të skuadrës së Evertonit, po mendon për sezonin e ardhshëm futbollistik. Mediet në Angli raportojnë se ai ka nisur punën për transferimet. Njëri prej tyre është Armando Broja, si dhe mesfushori Gallagher.

Trajneri Thomas Tuchel ka deklaruar se dëshiron t’i ketë në fazë të dy lojtarët dhe më pas do të vendosë. Broja edhe pse u përfol se do të rikthehet tek Chelsea, duket e vështirë që të qëndrojë në sezonin e ardhshëm për shkak të konkurrencës me Havertz dhe Lukakun.

Muaji qershor do të zbulojë më shumë dhe ofertat për Brojën në Angli, por edhe nga Seria A nuk kanë munguar ofertat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ushtarë rusë kanë pranuar fajin për krime lufte në…