Lampardi emërohet trajner i Coventry Cityt
28 nëntor 2024
| 15:28
Trajneri dhe ish-ylli i futbollit anglez, 46-vjeçari Frank Lampard, ka gjetur një punë të re pas 18 muajsh. Lampard është emëruar në stolin e skuadrës Coventry City si pasues i Mark Robins, i cili u shkarkua pas tetë vitesh në stol.
“Një kapitull i ri në Coventry. Mirë se erdhe, Frank”, shkruan në njoftimin e klubit anglez. Coventry City është vetëm në vendin e 17-të në Championship, vetëm dy pikë mbi zonën e rënies.
Lampard, i cili nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me Coventry, ka qenë pa punë për 18 muaj pasi u largua nga Chelsea në fund të sezonit 2022-2023. Është interesante se Lampard e filloi karrierën e tij si trajner në Championship në vitin 2018 kur drejtoi Derby County.