Lampardi po rikthehet në stol, Kombëtarja e njohur i bën ofertë zyrtare
Kombëtarja e Kanadës është duke kërkuar trajner të ri për para-kualifikimet në Kupën e Botës 2026.
Një emër surprizë që po qarkullon në mediat angleze është ai i Frank Lampardit, i cili është papunë qysh nga viti i kaluar, shkruan Indeksonline
Frank Lampard është kandidati kryesor që mund ta marrë rolin e trajnerit te Kombëtarja e Kanadës dhe si objektiv pritet të jetë kualifikimi në Kupën e Botës 2026, që mbahet në Amerikë, Meksikë dhe Kanadë.
Kujtojmë që Kombëtarja e Kanadas ka lojtarë fantastik, sidomos dyshja – Jonathan David (Lille) dhe Alphonso Davies (Bayern Munich).
Frank Lampard së fundmi ishte trajner te Chelsea, ku e kishte marrë klubin për ta përfunduar sezonin 2022/23.
Në të kaluarën ish-mesfushori i Chelseat ishte trajner te skuadrat, si: Derby County dhe Everton.