Lampardi tregon se a do të larohet nga Chelsea
20 janar 2021
| 08:46
Chelsea u mposht nga Leicesteri me rezultat 0:2 në kuadër të javës së 18-të në Premierligë.
Kjo humbje mund të nënkuptojë edhe shkarkimin e Lampardit nga pozita e trajnerit të “Bluve”, pas rezultateve negative këtë edicion.
Pas ndeshjes, Lampardi u pyet nëse pronari do të ketë edhe më tutje durim.
“Nuk është vendimi im. Pritjet në këtë klub janë të larta. Është diçka që gjithmonë do të jetë ashtu. Kur e mora këtë punë, e kam ditur se disa gjëra janë përtej kontrollit tuaj”, u shpreh Lampard.
Pas 18 xhirove, Chelsea gjendet në vendin e tetë me 29 pikë të grumbulluara.