Lamtumira e fundit

28 tetor 2018 | 22:27

Me rastin e varrimit të Nazmi Llapashticës

Halil Selimi

Kemi ardhur sot, nga të gjitha anët e Kosovë, edhe nga atje ku ende nuk është Kosovë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, familjarit, mikut, bashkëidealistit, bashkëveprimtarit dhe bashkëluftëtarit të paepur të lirisë dhe shqiptarisë, më shumë se vetëm për Kosovë. 

Përkulemi me krenari dhe me kujtim të përjetshëm para teje dhe veprës tënde, baci Naz!

Na priti e na përcolli, na mbështeti e na ndihmoi, në kohët më të vështira të rrugëtimit tonë për liri, duke na u bashkuar në veprimtarinë tonë të fshehtë e me rrezik!

Dhembja është e madhe dhe e natyrshme për një idealist dhe luftëtar të madh të çështjes kombtare, si baci Naz! Sidomos për ne që e patëm mik të jashtëzakonshëm në kohë po aq të pazakonta. Mik të idealit dhe të veprimtarisë për këtë liri, që kemi fatin e madh ta gëzojmë dhe që ka e do të ketë pandashëm edhe emrin e tij!

Jo rastësisht, në përshëndëtjen lamtumirëse u paraqitëm nga hapësira shqiptare të Kosovës, Maqedonisë dhe Preshevës! Shqipëria na mungoi në këtë paraqitje, formalisht! Na ka munguar gjithmonë, por realisht ne jemi Shqipëri të gjithë.

Edhe në ditën e varrimit të tij, na bashkoi si dhembje, baci Naz!

Prehu i qetë në dheun e Kosovës së lirë, Nazmi Llapashtica!

I përjetshëm qoftë kujtimi për Ty!

L A V D I !

Dyz, 28. 10. 2018 

https://www.facebook.com/notes/halil-selimi/me-rastin-e-varrimit-t%C3%AB-nazmi-llapashtic%C3%ABs/10155809817641981/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka…