Lamtumira e fundit për Ismail Kadarenë, vajza e shkrimtarit: Ishte i veçantë në gjithë gjërat që bënte. Nuk më mërziste kurrë!

03 korrik 2024 | 13:52

Po i jepet lamtumira e fundit kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadarenë varrezat e Tufinës, Tiranë.

Vajza e tij, Gresa Kadare, në fjalën e saj në varreza, ka thënë se Kadare ishte krejt i veçantë në të gjithë gjërat.

Më tutje, ajo është shprehur se kurrë nuk është mërzitur me të apo me neglizhencat e saj qysh fëmijë.

“Ishte krejt i veçantë si në gjithë gjërat e tjera. I bindej vetëm ligjeve të letërsisë. Kurrë nuk më ka mërzitur për neglizhencat e mia. E plotë e plotë të tjera, por nuk ka kursente sarkazmat për autorët që unë lexoja. Nga ana tjetër entuziazmohej sa i gjeja ndonjë rresht të goditur. Këtë filozofi e kam adoptuar dhe vetë që nga fëmijëria”, ka thënë e bija e Ismail Kadaresë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë homazhe…