Lamtumira e Maradonës!
27 nëntor 2020
| 00:12
Bota po i jep lamtumirën Diego Armando Maradonës.
Futbollisti që i solli Kupën e Botës Argjentinës në vitin 1986 ka ndërruar jetë ditën e mërkurë.
Gjatë ditës së enjte, në objektin e qeverisë ishte vendosur trupi i tij i pajetë, me tifozët që i bënë nderimet e fundit për të.
Në një ceremoni të organizuar, kortezhi i varrimit ka mbërritur në varrezat në periferi të Bounes Aires, ku Maradona do të varroset.
Në këto varreza janë edhe prindërit e tij, që po bënë pushimin e përjetshëm.