Lamtumira për Gerti Bogdanin, nisin homazhet në nderim të ish-deputetit
19 shtator 2024
| 10:49
Arkëmorti i ish-deputetit Gerti Bogdani, ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, teksa kanë nisur homazhet për të.
Në ambientet e Kuvendit, ka mbërritur edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, si edhe funksionarë të tjerë të PD-së për të kryer homazhet.
Gerti Bogdani, do të përcillet ditën e sotme drejt banesës së fundit, pasi humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme, në moshën 44-vjeçare, shkruan albeu.
Figura dhe personaliteti i tij do të nderohen ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, pjesë e të cilit ai ishte për dy mandate, duke ardhur nga radhët e Partisë Demokratike.