Lamtumirë 2020, spektakël dritash me dron në qiellin e Edinburghut
31 dhjetor 2020
| 19:53
Një spektakel i vërtetë dritash e ngjyrash, i realizuar me dron, në qiellin e Edinburghut ne Skoci, si pjesë e festivalit Hogmanay, për të festuar Vitin e Ri në dhjetor.
Videot e realizuara tregojnë se si dronët ngrihen në fluturim dhe formojnë imazhe të ndryshme, mes tyre një dre i shndritshëm që lëviz në qiell.
Shfaqja e titulluar “Lamtumirë” për një 2020 sfiduese e që ndryshoi jetën e gjithë botës, u realizua nga ilustratori skocez Gary Wilson, I cili përdori një softwer të sofistikuar për koreografinë e dronëve.
E tashmë sytë janë nga viti 2021 duke shpresuar që mrekullitë të ndodhin.