LAMTUMIRË, BACË!

28 korrik 2018 | 08:39

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, do të varroset sot me ceremoni shtetërore.

Këshilli Organizativ i ceremonisë së varrimit të veprimtarit të shquar Adem Demaçi ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se ceremonia përkujtimore do të mbahet sot në Sheshin “Skënderbeu”, me fillim nga ora 08:30, ku do të ketë fjalime të krerëve institucionalë.

Pas përfundimit të ceremonisë përkujtimore, kortezhi, së bashku me qytetarët, do të niset drejt varrezave të dëshmorëve në Velani.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që në nderim të figurës së veprimtarit të njohur politik, Adem Demaçi, të shpallë tri ditë zie në Kosovë.

Flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës është ulur të premten në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore brenda dhe jashtë vendit.

Të premten, me intonimin e himnit të Kosovës, himnit kombëtar dhe me një minutë heshtje, Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Adem Demaçit, i cili vdiq të enjten në Prishtinë, në moshën 82-vjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha,…