Lamtumirë maestro Besim Jazexhiu
Besim Jazexhiu, mjeshtri i koreografisë shqiptare iku në heshtje, iku siç bëjnë vetëm figurat e mëdha me integritet dhe me personalitet të fuqishëm intelektual dhe njerëzor.
Një figurë e madhe që dha shumë për kulturën kombëtare për dekada me radhë, një krijues që u imponua me artin e tij origjinal, njohës i folklorit nga të gjitha trevat shqiptare, profesionist në punë me kërcimtarë, vite me radhë drejtues artistik i Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve nga Tirana…. një jetë të tërë i lidhur, me gjithë qënjen dhe personalitetin e tij, me artin kombëtar, me traditën dhe kulturën kombëtare.
Veç se e kisha mik, Besën kisha edhe bashkëpunëtor ne disa projekte të përbashkëta sime Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, si : “Vallja e çobanit”, “Valle arbëreshe”, “Vallja e Tiranës” etj.
Besa iku në përjetësi për t’u radhitur në mesin e kolosëve të artit koreografik shqiptar duke na lënë një trshëgimi të jashtëzakonshme në fushën e koreografisë shqiptare.
U prehësh në paqe miku im i çmuar!
Me respekt,
Prof. Haki Mulliqi