LAMTUMIRË ODHISE PORODINI KRYEVETERANI I LANÇ TË SHQIPËRISË ??
Ismet Sylejmani
Në Tiranë më 31 Dhjetor 2022, ia dhamë lamtumirën dhe u ndamë përgjithmonë nga Kryeveterani i Shqipërisë Odhise Porodini!
Populli shqiptar i Kosovës, radhët e organizuara ilegale të LPK-së dhe UÇK-ja, te Ky shqiptar i madh, te familja e Tij, te shtëpia e Tij dhe në mënyrë veçantë te djali i Tij, atdhetari i shquar e shqiptari i madh, Shoku Kristaq Porodini, kishin bazën e tyre të sigurtë dhe bashkëpunimin e ngrohtë të përfaqesuesit të Partisë së Punës të Shqipërisē e të shtetit shqiptar!
Iu dha lamtumira e fundit kryefamiljarit të familjes Porodini, te e cila familje ishte selia e parë e drejtuesve të lartë të LPK-së e të themeluesve të UÇK-së dhe më vonë edhe Selia e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së!
Kosova dhe populli shqiptar do t’i jenë mirënjohës në shekuj Xhaxhi Odhisesë, djalit të Tij, Shokut e Mikut tonë Kristaqit dhe tërë familjes Porodini, për ndihmën dhe për kontributin e madh që i kanë dhënë luftës për liri e çlirim të Kosoves nga Serbia pushtuese!
Lamtumirë Xhaxhi Odhise Porodini!
Kosova kurrë nuk do të harrojë!
LPK-UÇK shtëpinë Tënde në Tiranë e ka pasur bazën e saj të parë e djalin Tënd ushtarin e komandantin besnik e sypatrembur, përfaqësuesin e drejtpërdrejtë të Shqipërisë në radhët e sajë!
Të qoftë i lehtë dheu i tokës së Shqipërisë!
Prishtinë, 31 Dhjetor 2022!