Lansohen nëntë grantet e BE-së për organizatat që ofrojnë shërbime sociale

18 gusht 2021 | 12:05

Janë lansuar të mërkurën nën grantet e financuara nga Bashkimi Evropian për tridhjetë organizata lokale, të cilat do të implemtojnë projekte për ofrimin e shërbimeve sociale për grupet e cenueshme në Kosovë.

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomash Szunyog, ka deklaruar se ky projekt synon të zvogëlojë ndikimin e pandemisë tek grupet e cenueshme.

“Projekti ka për qëllim që të përkrahë zgjerimin e kapaciteteve dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimeve sociale në Kosovë. Çdo fëmijë, person i rritur, grua duhet të gëzojë të drejta të plota. Një nga punët tona është që grupeve në rrezik t’iu ofrojmë sistem të mbrojtjes sociale, i cili është i qëndrueshëm dhe funksional”, ka deklaruar ai.

Drejtori i Save the Children në Kosovë, Ahmet Kryeziu ka thënë se nevoja për shërbime sociale në Kosovë është theksuar edhe më shumë gjatë pandemisë, duke shtuar se janë angazhuar që t`u qëndrojnë afër grupeve të cenueshme në vend.

“Përmes mekanizmit të financimit të palëve të treta, ne jemi duke mundësuar që fëmijët me aftësi të kufizuar fëmijëve dhe të rriturve. Shtrirja e projektit në 24 komuna të Kosovës do t’u mundësojë OJQ-ve që kanë fituar grantin të ofrojnë shërbime më cilësore”, ka deklaruar ai.

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti, ka deklaruar se programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka ndër prioritetet kryesore shërbimet sociale.

“Gjatë vitit 2020-21 ofrimi i shërbimeve sociale ishte më i vështirë krahasuar me vitet e kaluara, për shkak të pandemisë dhe ndërrimit të qeverive. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka ofruar mbështetje financiare prej 900 mijë euro për 39 organizata joqeveritare”, ka deklaruar ai./KS/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësiti i KFOR-it gjatë patrullimit ka dëgjuar disa të shtëna…