Lansohet “Aplikacioni online për leje ndërtimi” në komunën e Prishtinës

07 tetor 2020 | 14:47

Komuna e Prishtinës sot ka lansuar sistemi “Aplikacioni online për leje ndërtimi”.

Kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeri ka thënë se përmes këtij aplikacioni do të mundësohet digjitalizimi i tërë procedurave të aplikimit dhe procesit të trajtimit të kërkesave.

Sipas tij, procesi i digjitalizimit do të ndryshojë mënyrën e aplikimit dhe trajtimit të kërkesave të cilat i adresohen Drejtorisë së Urbanizmit dhe do të përshpejtojë  procedurën e aplikimit dhe trajtimit të kërkesave, do të rritë  transparencën dhe do të ndikojë në uljen e kostos dhe ruajtjen e ambientit.

“‘Aplikacioni online për leje ndërtimi’ do të implentohet në faza, ku fillimisht do të do të mundësohet aplikimi dhe trajtimi i kërkesave për Kushte ndërtimi kategoria 1, ku në muajt në vijim do të pasojë me çasje në sistem edhe për procedurat e trajtimit edhe të kërkesave tjera pasi që të njëjtat janë në fazën e testuese. Aplikacioni për disa ditë është në fazën testuese, ndërsa nga e hëna, 12.10.2020, mund të shfrytëzohet zyrtarisht”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhurata Fetahu shpall të pavlefshme çertifikatën e maturës të lëshuar…