Lansohet aplikacioni për identifikimin e deponive ilegale

04 prill 2018 | 15:02

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ, kanë organizuar të mërkurën ceremoninë e lansimit të aplikacionit për kërkesa të qytetarëve dhe identifikimin e deponive ilegale e cila mban emrin “ndreqe.com”.

Kjo platformë është prezantuar edhe si aplikacion, i cili do të shërbejë për të lajmëruar parregullsitë, deponitë ilegale, rrugë të prishura apo çfarëdo problemi nga ana e qytetarëve.

MAPL ka njoftuar se ky aplikacion do të ketë një inpakt pozitiv në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj e cila ka theksuar se lansimi i kësaj platforme do të ketë rol pozitiv edhe në përmirësimin dhe ruajtjen e ambientit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo, realizoi mbrëmjen e djeshme, një nga golat më…