Lansohet fjalori online shqip-serbisht dhe serbisht-shqip
Me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve, ambasadori britanik, Nicholas Abbott, ka marrë pjesë në lansimin e fjalorit online shqip-serbisht dhe serbisht-shqip të organizuar nga IOM-i dhe UNMIKU-u.
Me këtë rast, diplomati britanik, Nicholas Abbott ka thënë se duhet tejkaluar sfidat që po parandalojnë implementimin e plotë të Ligjit për Gjuhët.
Sipas tij, duhet të ketë më shumë profesionistë gjuhësorë, përmirësim të shërbimeve të përkthimit dhe përkrahje aktive nga institucionet për të ofruar shërbime në gjuhët zyrtare për të gjithë qytetarët.
“Ne duhet të vazhdojmë të merremi me sfidat që po parandalojnë implementimin e plotë të Ligjit për Gjuhët. Ne duhet të shohim më shumë profesionistë gjuhësorë, përmirësim të shërbimeve të përkthimit dhe përkrahje aktive nga institucionet për të ofruar shërbime në gjuhët zyrtare për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Abbotti.
Fjalori i lansuar do të jetë pjesë integrale e platformës online për gjuhë Voc-up.com e financuar nga Mbretëria e Bashkuar.
/Epoka e re/