Lansohet granti i performancës “Mjedisi i Pastër”
12 shkurt 2019
| 12:08
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) ka lansuar grantin e performancës “Mjedisi i Pastër”.
Gjatë këtij lansimi janë prezantuar përpjekjet e përbashkëta në vlerësimin e performancës komunale në fushën e menaxhimit të mbeturinave, përmes grantit të performancës, të bashkëfinancuar nga MMPH-ja, BMZ-ja dhe BE-ja.
Në këtë ceremoni është firmosur edhe marrëveshja trepalëshe në mes të MMPH-së, GIZ-it dhe kryetarëve të komunave.