Lansohet masa e punësimit për gratë të mbijetuara të dhunës në familje
07 dhjetor 2023
| 11:28
Qeveria e Kosovës sot ka lansuar masën e punësimit për gratë të mbijetuara të dhunës në familje.
Sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, qeveria do të subvencionojë 70% të pagës për 6 muajt e parë.
“Fuqizimi ekonomik i grave është prioritet i qeverisë që përveç tjerash mundëson largimin e grave nga ambientet e dhunshme në familje”, ka thënë Haxhiu.