Lansohet ‘Pasaporta Mësimore’, Kosova një nga tri vendet që e nis pilotimin

20 prill 2020 | 13:09

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me shefin e Zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin dhe zëvendësministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj kanë bërë lansimin e “Pasaportës Mësimore”.

“Jemi këtu për të lansuar iniciativën e ‘Pasaportës Mësimore’, një program i shkëlqyeshëm për të rinjtë tanë. Në Kosovë, programi UNICE-it bën punë të mira në  monitorimin e të drejtave të fëmijëve tanë, mbrojtjen dhe përfshirjen e tyre sociale, shëndetin, si dhe edukimin gjithëpërfshirës”.

“Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka tri programe të cilat ka filluar t’i akreditojë dhe përfshijë në kurikulën zyrtare ekzistuese të Arsimit të Mesëm dhe të Lartë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit. Të tria programet e dizajnuara rreth aftësive konkrete të nevojshme për sukses në shekullin 21”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se lansimi që po bëjnë sot është rezultat i punës së mirë që ka bërë Zyra e UNICEF-it në Kosovë. “Kosova është zgjedhur një nga tre vendet e botës që të nisë të testojë dhe të pilotojë iniciativën e ‘Pasaportës Mësimore’. Në bashkëpunim mes UNICEF-it, Korporatës Teknologjike Amerikane Microsoft dhe Universitetit ‘Cambridge’, ‘Pasaporta Mësimore’ do të zhvillojë një platformë digjitale të personalizuar e cila do të sigurojë se fëmijët dhe të rinjtë vazhdojnë mësimet kudo që të jenë dhe në çdo kohë krize, sikur kjo kriza aktuale e shkaktuar nga pandemia në sistemin tonë arsimor”, ka deklaruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri italian Gianni De Biasi thotë se është “përvojë e…