Lansohet platforma dhe aplikacioni “Dhuro gjak”
Sot është lansuar platforma dhe aplikacioni “Dhuro gjak”, që është realizuar si bashkëpunim midis Ministrisë së Shëndetësisë, UNICEF-it përmes “Innovation Lab Kosova” dhe Institutit Riinvest.
Ai ka thënë se Ministria e Shëndetësisë përmes përdorimit të metodave inovative dhe gërshetimit të teknologjisë do t’u jap zgjidhje më praktike shumë problemeve të shtresuara me vite.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë sot se krijimi i platformës online dhe aplikacionit për dhurimin vullnetar të gjakut do të rris mundësitë e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për t’ju dhënë përgjigje kërkesave të vazhdueshme për gjak për personat në nevojë.
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Transfuzionit të Gjakut, Bukurie Zhubi, ka bërë me dije se ky aplikacion do të jetë ndihmë për Qendrën Kombëtare të Tranfuzionit të Gjakut.
Ajo shpreson që ky aplikacion të ndikojë në rritjen e numrit të vullnetarëve që dhurojnë gjak në Kosovë.
Ajo bëri të ditur se gjatë Javës së dhurimit vullnetar të gjakut që do të përmbyllet të premten, ka pasur rreth 1000 dhurues vullnetar të gjakut.
“Dhuro gjak”, është një platformë online, e cila ka për qëllim sensibilizimin dhe njoftimin e qytetarëve për rëndësinë e dhurimit të gjakut, duke përdorur një aplikacion online, i cili ndihmon Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të rris numrin e dhuruesve.
/Epoka e re/