Lansohet platforma digjitale “Kamenica Open Data”
12 shtator 2019
| 18:02
Komuna e Kamenicës ka lansuar platformën digjitale “Kamenica Open Data”.
Kjo platformë, e cila do të plotësohet me të gjitha të dhënat nga secila drejtori dhe njësi vartëse e tyre, do ta bëjë më të lehtë qasjen e qytetarëve në informacionet e qeverisjes lokale. Kamenica është komuna e dytë në Kosovë që tashmë ka lansuar këtë platformë dhe e para me këtë platformë në “IOS dhe Android”.
Në “Kamenica Open Data” do të kenë qasje të gjithë qytetarët e Kamenicës dhe gjithë të tjerët pa dallim, duke u qasur drejtpërdrejt në të gjitha informacionet dhe vendimet e kryetarit Qëndron Kastrati. Projekti për këtë platformë është implementuar nga organizata General Youth Education of Kosovo (GYEK).
/Epoka e re/