Lansohet platforma ‘E-Komunat’, Kurti: Qytetari bëhet pjesë aktive e vendimmarrjes
Qeveria e Kosovës ka lansuar të premten platformën “E-Komunat” në kuadër të platformës “E-Kosova”.
Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shërbimet e reja në kuadër të platformës “E-Komunat” do ta rrisin interaksionin në mes të organeve komunale dhe qytetarëve.
“Këto shërbime rrisin intereaksionin në mes të organeve komunale dhe qytetare, duke e bërë qytetarin pjesë aktive të vendimmarrjes dhe duke bërë që ai të jetë i njoftuar në kohë reale për zhvillimet përkatëse në komunën e tij”, ka thënë Kurti.
Në “E-Komunat”, qytetarët do të kenë mundësi që të ndjekin drejtpërdrejt mbledhjet e asambleve komunale, të raportojnë problemet në komunat përkatëse, të komunikojnë me zyrtarin komunal, të iniciojnë dhe kontribuojnë në debatet publike, të marrin informacione mbi komunat dhe të shohin pasurinë e zyrtarëve komunalë.