Lansohet platforma e vizualizimit të të dhënave të pulsit publik
28 qershor 2019
| 13:14
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka lansuar sot Platformën e Vizualizimit të të dhënave të Pulsit Publik që ofron vizualizimin e të dhënave të mbledhura që nga viti 2010 kur edhe u lansua Pulsi Publik.
Platforma do të shërbejë si bazë e hapur e të dhënave ku palët e interesuara mund të përdorin të gjitha të dhënat që janë në dispozicion.
Në ngjarje morën pjesë përfaqësuesja e përhershme e sapoemëruar e UNDP-së, Maria Suokko, Isa Krasniqi, Udhëheqës i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përfaqësues të USAID-së, arsimit dhe shoqërisë civile.