Lansohet platforma inovative politike e kandidatit për deputet të PDK-së
Është lansuar sot platforma inovative politike e kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri.
Neziri që është një sipërmarrës i suksesshëm në Gjermani, në këto zgjedhje garon për deputet nga radhët e PDK-së dhe deri më tani ka treguar se është tejet i përgatitur edhe për këtë ulëse, sepse ka shpalosur për publikun plane konkrete që zotohet se do t’i përmbush gjatë mandatit të tij.
Neziri ka shkuar edhe më tej, duke lansuar edhe një platformë online për komunikim me ndjekësit e tij, e ku të gjithë të interesuarit mund t’i shkruajnë kandidatit për deputet dhe të pranojnë përgjigje nga ai për të gjitha pikëpyetjet eventuale që mund të kenë.
Gjithashtu, në këtë platformë politike janë të publikuara edhe prioritetet e Isak Nezirit, që janë ekonomia e fortë për punësim të sigurt, sjellja e investimeve të huaja në Kosovë dhe lidhja e Kosovës me mërgatën.
Neziri është zotuar të punojë për të lehtësuar procedurat burokratike, për të përkrahur sektorët strategjikë e sidomos bizneset e vogla dhe të mesme. Ndërkaq, sa i përket ekonomisë, Neziri planifikon krijimin e grupeve të veçanta ekonomike, krijimin e partneriteteve publiko-private dhe rritje të transparencës dhe sundimit të ligjit që do të tërheq investitorët potencial në Kosovë.
Ndërkaq, Neziri thotë se do të vazhdojë të punojë për të lidhur edhe më shumë Kosovën me mërgatën, duke lehtësuar investimet, përshpejtuar programet e bashkëpunimit dhe krijimin e platformave të komunikimit.
Në platformën www.isakneziri.com, ju mund të bëheni lehtësisht pjesë e fushatës dhe gjithashtu të lexoni për aktivitetet e kandidatit për deputet. Nga platforma e Nezirit, mund të lidheni edhe me platformën e kandidatit për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamzës.
Isak Neziri garon me numër 99 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.