​Lansohet platforma online për raportimin e korrupsionit

19 dhjetor 2024 | 12:35

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) në mbështetje nga UNDP në Kosovë, ka lansuar platformën online për raportimin e korrupsionit.

Kjo platformë do të shfrytëzojë masat e teknologjisë për parandalim të korrupsionit.

Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm, i cili sipas tij tregon që teknologjia mund të vihet para sundimit të ligjit dhe parandalimit të korrupsionit.

Ndërsa, kryetari i Komisionit Parlamentar Mbikëqyrës i APK-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se çdo raportim i korrupsionit në këtë platformë është një hap drejt një shoqërie më të drejtë, raporton “KP”.

Gjithashtu, zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i UNDP ne Kosovë, Dudley Tarlton është shprehur se UNDP ka mbështetur APK-në në mënyrë që të heq rreziqet në lansim të kësaj platforme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hajduku ka shtatë pikë më shumë se Dinamo Zagrebi në…