Lansohet programi i BE-së për sektorin e drejtësisë në Kosovë
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE), Tomas Sznuyog dhe ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, kanë lansuar Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Kosovë.
Pranvera Ejupi nga ministria e Drejtësisë, në emër të ministrit në detyrë, Selim Selimit, ka thënë se projekti në fjalë do të ndihmojë që të përmbushen objektivat në fushën e drejtësisë.
“Projekti në fjalë është i pari që bën bashkë aktorët kyç të sektorit të drejtësisë në vend dhe që synon t’i përmbushë synimet e këtij projekti”.
“Ne jemi të bindur se me mbështetjen e Bashkimit Evropian, objektivat tona për rend the ligj do të impementohen me sukses”, ka thënë ajo.
Ejupi ka thënë se e vlerësojnë rolin e Bashkimit Evropian dhe asistimin që është duke dhënë për sistemin e drejtësisë në Kosovës.
“Misioni ynë është që ta forcojmë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, ka deklaruar Ejupi.