Lansohet sistemi informativ i Kosovës për kërkime shkencore

27 prill 2023 | 16:24

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka bërë me dije se të enjten është lansuar sistemi informativ i Kosovës për kërkime shkencore.

Ai ka thënë se ky sistem  është një platformë për menaxhimin e informatave mbi kërkimet shkencore, e mbështetur nga HERAS Plus dhe ResearchCult. “Kjo platformë synon të sigurojë informacion të standardizuar kërkimor, të veprojë si një mekanizëm rregullator, dhe njëkohësisht paraqet një hap kritik përpara në lehtësimin e përsosomërisë dhe inovacionit në kërkimin shkencor në Kosovë.

Ky sistem mbledhë të dhëna në lidhje me: studiuesit, institucionet, infrastrukturën kërkimore, projektet, botime shkencore, lista e revistave shkencore kombëtare dhe statistika të ndryshme. KRIS do të rrisë transparencën duke ofruar procedura të detajuara për marrjen e projekteve kërkimore dhe alokimin e fondeve në nivel kombëtar, si dhe ruajtjen afatgjatë të informacionit për çdo publikim shkencor, qasjen e publikut në rezultatet e publikimeve shkencore, promovimin e studiuesve institucional dhe individual”, ka shkruar Nagavci në “Facebook”.

Sipas Nagavcit, përparimi shkencor do të sigurojë infrastrukturën dhe lidhjet e nevojshme ndërmjet arsimit, kërkimit dhe inovacionit.  “Prandaj, si qeveri e Republikës së Kosovës kemi ndërmarrë shumë politika për avancimin në shkencë e inovacion dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë”, ka shkruar Nagavci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolegji i Gjykatës Supreme e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës…