
Lansohet sot digjitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pjesë ministri Murati
19 nëntor 2024
| 08:49
Sot do të bëhet lansimi i digjitalizimit të fiskalizimit në Kosovë.
Në këtë ngjarje do të jenë ministri i Financave, Hekuran Murati, shefi i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, si dhe drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj.
Sipas njoftimit për medie, ngjarja pritet të fillojë nga ora 10:00.