Lansohet sot pilotimi i shërbimeve të integruara për lindjen e fëmijës, marrin pjesë Kurti e Vitia

27 mars 2025 | 08:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të marrë pjesë në lansimin e pilotimit të shërbimeve të integruara për ngjarjen jetësore të lindjes së fëmijës. Kjo iniciativë, e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe qeveria gjermane, zbatohet nga GIZ dhe ka për qëllim lehtësimin e qasjes në dokumentacionin dhe shërbimet e nevojshme për prindërit e rinj.

Ngjarja do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në orën 09:30. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Me këtë projekt synohet thjeshtësimi i procedurave administrative për regjistrimin e lindjeve dhe qasja më e lehtë në shërbimet publike për qytetarët e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot pritet të ketë mot kryesisht të vranët dhe me…