“Lapidar i korrupsionit”, Lirim Mehmetaj me “akuza” ndaj ministrit Peci

20 nëntor 2024 | 22:06

Diskutimi mbi ndarjen e subvencioneve në sektorin e bujqësisë, ku dyshohet se kanë përfituar familjarë të deputetes së LVV-së, Fitore Pacollit, ka ngjallur reagime të shumta në shoqërinë kosovare. Reagimet veçanërisht të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci për ‘mospërfshirjen’ e tij në këto donacione ka shfaqur shumë reagime të ndryshme.

E analisti, Lirim Mehmetaj në studion e “Debat Plusit”e ka ftuar ministrin, Peci për ballafaqim ballë për ballë për deklarimet dhe reagimet e fundit ndaj tij. Ai ka akuzuar ministrin Peci se është “hajn” e “lapidar i korrupsionit”.

“ Ai është hajn. Intervista ee Faton Pecit ka qenë direkt për mu. Ka qenë skandaloz reagimi I tij. Po ndalem tek pjesa e fundit. Unë si gazetar duhet me dal se ku janë paret që I ka vjedh. Ai duhet me dal me tregu se ku janë paret  që janë vjedhë. Ai është hajn. Ai është lapidar i korrupsionit në Kosovë. Ky zotni është kur u dal skandali i Apetitit, dhe u konfirmu se mishi I Brazilit u shit për Kosovë. Peci u dal ka thane se është mire. Pse u dasht me dal me fol ky për cilësinë e mishit. Këtij k*rimineli, qysh po thotë ka me ndjekë. E ftoj, hajde zotni n’studio. Le t’vjen n’studio e le të merr kënd të dojë. Hjeke rolin e gazetarit dhe hajde privatisht”, tha Mehmetaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një deputet i Vetëvendosjes doli sot në emisionin Pressing, ndërsa…